Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar sot se në Shqipëri operojnë rreth 100 firma të subjekteve ekonomike serbe të cilat punojnë në atmosferë pozitive, transmeton Koha.net.
Ai në Forumin serbo- shqiptar të biznesmenëve në Nish, siç njofton “Veçernje Novosti”, ka thënë se ato janë “subjekte” që punojnë në fusha të ndryshme siç janë shërbimet dhe turizmi.
“Ju siguroj se, nëse i pyesim, ata do të thonë se punojnë në atmosferë pozitive dhe se nuk kanë probleme që janë nga Serbia”, ka thënë Rama./a.k