Qytetarë të shumtë vijojnë të kryejnë kontrollin shëndetësor falas, Check Up-in. Në qendrën shëndetësore nr.9, janë të shumtë qytetarët të cilët kryejnë vizitat tek mjeku i familjes dhe te mjeku specialist, për probleme që mund të jenë zbuluar gjatë kontrollit shëndetësor falas.Vetëm në muajin shtator në këtë qendër, kanë kryer kontroll, më shumë se 150 pacientë. Mjekja e familjes Etleva Agalliu tregon disa nga problemet më të shpeshta që zbulohen nga Check-up.Pasi kryejnë kontrollin bazë, pacientët referohen te mjeku specialist. Kardialogia Eljona Baliaj thotë se problemet kardiake kanë qenë më të shpeshta në këtë kohë.Check up kryhet nga të gjithë grupmoshat 40-65 dhe është falas në të gjithë Shqipërinë. Në qendrën e specialiteteve 2 janë shtuar dy hapësira të reja ku kryhet kontrolli falas. Interesi i qytetarëve ka qenë në rritje, për të kontrolluar problemet që mund të kenë. /shqiptarja.com/a.k