Efektivët e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar një 57 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga gjykata me 12 vite burgim.
Martin Moli në gusht të këtij viti ishte dënuar me 12 vite heqje lirie nga gjykata e Apelit për veprën penale “Mashtrim në bashkëpunim me shumë se një herë me pasojë të rëndë”.
Materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme./java/a.k