Aktivitetet për ditëlindjen e Dritëro Agollit janë përmbyllur mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Kombëtar me mbrëmje miqësore letrare, ku merrnin pjesë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe personaliteteve të kulturës, artit e politikës.
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes të shkrimtarit kanë recituar pjesë nga krijimtaria artistike e tij aktorët Dritan Boriçi, Gent Hazizi, Erjona Kakeli, Niada Saliasi, Genti Deçka.
Ndërsa deputeti Namik Dokle është ngjitur në skenë duke suprizuar me disa shënime që ia ka “rrëmbyer” dhe ruajtur Dritero Agollit gjatë seancave plenare kur shkrimtari ishte deputet, shkruan Report Tv.
Në njërën anë të fletës Dritëroi shkruante diskutimet për çështje të ditës në Parlament dhe në tjetrën poezi. Mes tyre Dokle ka përzgjedhur edhe poezinë vdekja, ku satirizon Sali Berishën.
“Veç me vdekjen s’jam takuar kurrë,
Ndaj e pres nderuar ne shtëpi,
Për respekt një qengj manar në furrë,
Për humor një shishe me raki.
Do ta ftoj ne sofër tok te pijmë,
Vdekja mbretëreshë e unë mbret!
Dehur bashkë natën do ta gdhijmë,
Dehur do te dalim ne qytet.
Xurxull vdekja do këndojë: “U prisha,
Moralisht u prisha!…Ah, ç’mëkat!”
Do çuditet president Berisha:
“Paska dehur vdekjen ky lugat!”…
Poezi satirike ka lexuar edhe ministrja Kumbaro nga libri më i ri.
Vetë Dritëro Agolli nuk e vlerësonte shume faktin që kishte qenë deputet, duke u shprehur se do ishte më pak mëkatar, tha Dokle./a.k