Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Nishi, Serbi, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Shqipëri-Serbi, deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Rama është shprehur se kjo çështje kërkon diskutim të gjerë.
“Kjo çështje kërkon diskutim të gjerë. Unë jam që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR”, është shprehur Rama.
Rama është pyetur edhe për kthimin e dekretit për ligjin e Mbetjeve nga Presidenti Nishani. Kreu i qeverisë theksoi se nuk priste të kundërtën nga Nishani.
“Nuk prisja të ndodhte ndryshe”, theksoi më tej, Rama.
ma.me