Në mes të akuzave dhe kundërakuzave që shoqërojnë fushatën e ashpër presidenciale në SHBA, del në dritë një tjetër video akuzuese për Trump. Videon e ka publikuar Cbs News, e bën fjalë për vitin 1992. Në të duket manjati, që fikson takimin me një vajzë, aso kohe vetëm 10 vjece.
Kandidati republikan për president i SHBA atëherë ishte 46-vjeç. Në video duken një grup vajzash në një shkallë të lëvizshme dhe Trump, i cili pasi ka folur me to, i thotë njërës: “Pas 10 vjetësh ne do të dalim bashkë”.
Kjo është cilësuar si një nga gafat e radhës të Trump, pas denoncimeve për futje duarsh ndaj grave. Me këtë rast, mediat i kujtojnë edhe atë që ai tha për të bijën e tij: “Nëse Ivanka nuk do të ishte vajza ime, do dilja edhe më të”.
ma.me