Në bazë të një hetimi proaktiv, të zhvilluar nga Prokuroria e Krujës, në bazë të informacionit të Policisë së Shtetit, janë arrestuar katër persona, të dyshuar se janë organizatorë dhe sigurues punëtorësh për kultivimin dhe shitjen e lëndës narkotike cannabis sattiva.
Gjatë ndërhyrjes policore, e cila ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Krujës, është bërë e mundur zbulimi i disa parcelave me rreth 5000 bimë cannabis, si edhe janë arrestuar:
Persona të dyshuar si organizatorë:
Edmond Kadiu
Elton Bababi
Person që siguronte punëtorët:
Elton Baroka
Shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela:
Idajet Gashi.
Të arrestuarit janë të gjithë banorë të Fushë-Krujës.
Në bazë të të dhënave hetimore të deritanishme, rezulton se:
Prokuroria e Krujës ka regjistruar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal. Ky procedimi u regjistrua mbi bazen e informacioneve te derguara nga Policia e Shtetit, te cilat benin fjale se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai, banor te Fushe-Krujes kishin financuar mbjelljen e nja sasie bimesh narrkotike te llojit canabbis sattiva ne zonen qe perfshin Njsia Adminstrative Bubq e Bashkise Kruje.
Nga veprimet hetimore te kryera rezultoj se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai kane financuar mbjelljen e bimeve narkotike dhe ne kete veprimtari kriminale kane angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.
Keta te fundit sipas porosive te dhena nga dy organizatoret mereshin me grumbullimin e personave qe punonin per perpunimin e lendes se perfituar nga bimet narkotike. Ne kete kuader, u shoqeruan edhe 16 (gjashtembedhjete) persona te tjere, kryesisht gra, te cilet kishin punuar per disa dite ne parcelen ku ishin kultivuar kanabis. Nga pyetja e tyre doli qarte veprimtaria kriminale e personave te arrestuar .Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3.000.000 (tremilion) lek te reja dhe nje automjet B.M.V te tipit X6 , po keshtu u sekuestrua nje atumjet tip Benz CLS i prodhimit te viteve te fundit ne pronesi te shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni qe transportonte punetoret per ne parcelat me kanabis.
Nga kqyerja e parceles rezultoi qe ne te ishin kultivuar mbi 5-6 mije bime te tipit kanabis sativa, te cilat ishin ne fazen e pjekjes.