Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique insiston se dëshira e tij është që në të ardhmen të bëhet president i kësaj skuadre.
Ai tha se nuk e sheh vetën si trajner, por si president do të bënte shumë për Barcelonën.
“Është e vërtetë, unë dua të bëhem president i Barcelonës. Është hapi që dua të marr pasi të pensionohem”, tha fillimisht Pique për TV3.
“Unë nuk e shoh vetën si trajner, nuk mendoj se do ta shijoja. Si president mund të bëja shumë, pasi është ajo që dua të bëjë”. /a.m.