Petrit Pudja, babai i 36-vjeçarit që u gjend i vrarë në Shëngjergj akuzon Policinë dhe kërkon nga shteti të gjendet vrasësi i djalit të tij.
Fillimisht, Policia raportoi për vetëvrasje një javë më parë të Besnik Pudjas në fshatin Shëngjergj të Tiranës, por vetëm një javë më pas gjithçka ka ndryshuar. Petrit Pudja thotë se djalin ia kanë vrarë në një kapanon hashashi, dhe më pas kanë fshehur provat.
“Unë jam shumë i bindur që ai nuk ka vrarë veten. Unë dua që ata që vranë djalin tim të marrin dënimin e merituar. Dua që ngjarja të zbardhet, jo të fshihet” thotë babai. Dhe, më pas flet edhe për drogën.
“Nuk është gjetur medoemos hashash në vendngjarje. Se kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta hequr dhe për ta pastruar vendin. Djali është vrarë në darkë, para mesnate dhe ngjarja është marrë vesh të nesërmen në drekë.
Ashtu siç nuk është gjetur as celulari i tij, ashtu nuk u gjet as droga, mbase dhe prova të tjera” thotë Petrit Pudja për “Panorama”./a.m.