Ana Rochelle Pondare, është nga Filipine, dhe vuan nga një sëmundje e rrallë. Ajo vuan nga “sëmundja e plakjes”, sepse edhe pse ka mbushur 18 vjet, duket shumë më e vjetër.
Sëmundja e saj është një gjendje e rrallë gjenetike, që shkakton dhjetë herë më shpejtë plakjen se sa në gjendje normale. Mjekët i kanë thënë asaj se ajo “tashmë është 140 vjet”.
Shumica e njërëzve që vuajnë nga kjo sëmundje, vdesin në moshën 14 vjeçare.
Por rasti i Pondare, është shumë i rrallë sepse ajo tashmë ka mbushur 18 vjet, dhe festën e ditëlindjes e festoi e veshur si një princeshë. “Nuk jam një vazjë e kompletuar”. “Mjekët më kanë thënë që po plakem shumë shpejtë, e pas 15 vitesh unë nuk do të jem më ë gjallë”, ishte shprehur Pondare për CNN, në vitin 2011.