Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uroi sot ish-deputetin dhe shkrimtarin e njohur, Dritëro Agolli me rastin e 85-vjetorin të tij të lindjes.
Këtë urim, Meta e bëri gjatë një vizite që ai zhvilloi në shtëpinë e shkrimtarit Agolli, ku i përcolli atij urimet më të përzemërta.
Kryeparlamentari i shprehu z. Agolli konsideratën më të lartë për krijimtarinë e tij letrare ndër vite.
Nga ana e tij, Dritëro Agolli e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për vizitën duke i shprehur atij falënderimet më të ngrohta.