Albert Krasniqi ka qenë një ndër emrat më të përfolur në Përleshjen mes Noizyt dhe Cozman, e cila ndodhi muajin e kaluar. Ka qenë pikërisht ai i cili kishte qëlluar me armë në Noizyn, në vetëmbrojtje të kushëririt të tij Cozman.
Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e ndërsa sot(e enjte) me vendimin e gjykatës ai është liruar plotësisht.
Ka qenë reperi Cozman ai i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihen së bashku duke udhëtuar me makinë, me mbishkrimin e fotos “WelcomeBack (Mirëse u riktheve)”.