Presidenti i republikës Bujar Nishani dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në bashkinë e Kolonjës.
Referuar dekretit të nënshkruar sot nga kreu i shtetit, data 20 nëntor 2016 do të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet për bashkinë e Kolonjës.
Procesi atje mbahet pas u nda nga jeta në mënyrë të papritur Arben Malo që përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim./a.m.