Presidenti amerikan Barack Obama u duartrokit pasi iu kundërpërgjigj në mënyrën e tij një transgjinore latine, e cila i ndërpreu fjalimin në Shtëpinë e Bardhë.
Obama po fliste në një samit për të drejtat e homoseksualëve, kur u ndërpre nga Jennicet Gutierrez.
29-vjeçarja u ankua për gjendjen e emigrantëve LGBT në qendrat e emigrantëve.
Por Obama iu kthye: “E di, jo, jo, jo, ti je në shtëpinë time, nëse ha antipastat dhe pi pijet…”.
“Nuk është e respektueshme që kur të fton dikush, nuk do marrësh përgjigje nëse do më ndërpresësh kështu”.
Të pranishmit nisën të brohorasin emrin e Obamës.
“Turp të të vijë, nuk duhet ta bësh këtë,” shtoi Obama. Më pas presidenti kërkoi që ajo të largohej nga salla.
https://www.youtube.com/watch?v=tma1CM0f4dM