Një 43-vjeçare është proceduar penalisht nga blutë e kryeqytetit dhe po hetohet në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar një punonjës të policisë bashkiake të Tiranës.
43-vjeçarja M.Kuçi kanosi në Facebook policin bashkiak A.O 42 vjeç.
Sipas policisë, 42-vjeçari është kërcënuar për shkak të detyrës, por zyrtarisht nuk jepen më shumë detaje.