Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Gjevgjeli, ndërsa në trupin e saj dalloheshin qartë kafshimet e një brejtësi.
Ka qenë një mjek i cili ka njoftuar ditën e djeshme rreth orës 15:30 policinë se në rrugën “Ilija Mijov” në Gjevgjeli, ka gjetur trupin e një gruaje të moshuar me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit.
Sipas ekspertizës nga vendi i ngjarjes është konstatuar se viktima T.B., 84 vjeçe ka pasur plagë të dukshme në duar, këmbë dhe në fytyrë, që me siguri janë shkaktuar nga kafshimi i brejtësit.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për ekspertiza të mëtejshme dhe verifikimin e saktë të shkaqeve të vdekjes./noa/a.k