Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Kjo vizitë e Kodhelit po pasqyrohet gjerësisht nga mediat e këtij vendi.
Takimi i Kodhelit me zëvendësprincin e Kurorës, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud ka pasur jehonë në mediat saudite por jo vetëm.
Vizita e ministres Kodheli dhe takimet me zv/princin e Kurorës kanë zënë dhe hapësirën më të madhe të lajmeve në portalet kryesore në vendet arabike, ku komentuesit kanë “vërshuar” me komente, numrin më të madh prej të cilëve e zinin komentet e femrave të Arabisë Saudite. /a.m.