Brenden Bickerstaff-Clark nga Ohio, ka ‘thyer internetin’ me një video që ka postuar në profilin e tij personal në Facebook.
Pas vdekjes së gruas së tij një natë më parë, nga mbidoza me heroinë, ai kishte vendosur që të transmetonte drejtpërdrejtë momentin kur ia thotë këtë lajm të hidhur djalit të tij 8 vjeçar.
Të ulur një ambient pikniku Clark, i rrethuar me familjarë dhe miq i kishte thënë të birit se e ëma i kishte vdekur nga droga.
Dhe me siguri që çuni i vogël ishte shkrehur në vaj nga një lajm aq tronditës.
Tani kjo video është shikuar më shumë se 24 milionë herë në Facebook deh ka marrë komente prej më të ndryshmeve.
Disa e kishin kryqëzuar duke i thënë se të transmetosh direkt një moment aq privat familjar është gjëja më monstruoze që dikush mund ta bëjë. Kurse të tjerë e kishin përkrahur duke i thënë se kjo është një mënyrë e mirë e vetëdijesimit për ata përdorin drogë.
Vetë Brenden është ish-përdorues i drogës dhe ai ka thënë se përdoruesit e drogës nuk kanë të drejtë që të qesin familjet e tyre në pozita të njëjta zemërthyese. /ORAinfo/
*Kujdes, ka pamje tën djeshme!