Kur herën tjetër e dashura ju lut që të uleni dhe bashkë të shikoni dramën përgjëruese, mos e refuzoni sepse shikimi i filmave me përmbajtje të pikëlluar i bën më të afërt partnerët.
Dhe jo vetëm që i bashkon, por edhe shton rezistencën ndaj dhembjes, konstatojnë hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit, transmeton Telegrafi.
Arsyeja është fakti që në situata të tilla në trup lirohet endorfina, kimikat i fuqishëm që ka ndikim të ndihemi mirë.
Deri te ky konkludim shkencëtarët kanë ardhur në mënyrë interesante.
Të intervistuarit i kanë ndarë në dy grupe, grupi i parë ka shikuar filma dokumentarë, ndërkaq i dyti melodrama.
Para dhe pas projeksioneve, që të gjithë kanë pasur për detyrë që me gjunjë të lakuar të mbështeten për mur dhe sa më gjatë të qëndrojnë në atë pozitë të pakëndshme.
Ata që kanë shikuar filma të pikëlluar, kanë qëndruar në atë pozitë madje 13 për qind më gjatë se sa para shikimit të filmit.
Grupi që ka shikuar dokumentarët në përpjekjen e dytë kanë qëndruar 5 për qind më pak.
Pyetësorët kanë treguar që pjesëtarët e grupit të parë kanë ndier emocion më të fuqishëm dhe afërsi më të madhe me njerëzit rreth vetes se sa ata të cilët kanë shikuar filma dokumentarë. /Telegrafi/