Deputeti demokrat Eduard Selami, një nga kritikët e hapur të Bashës brenda PD-së, ka reaguar sot ndaj sulmeve të adresuara prej partisë së tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë Donald Lu. Sipas Selamit, sulme të tilla janë riciklim i mbetjeve të diktaturës.
“Sulmet kundër ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”- shkruan Selami në rrjetet sociale.
Reagimet vijnë pak kohë pasi ish kryeministri Berisha mbajti qëndrim pas deklaratave të ambasadorit amerikan, pas protestës për mbetjet. Berisha tha se ky njoftim ishte i papranueshëm dhe shprehte keqardhje për këtë. “Shpreh keqardhje për njoftimin e Ambasadës Amerikane. “Ai njoftim s’duhej të ishte bërë. Dukej sikur bëjnë intepretin e Edi Ramës. Ai njoftim dukej sikur ishte shkruar nga PS-ja, nga Gramoz Ruçi. Unë jam kundër ambasadorëve që bëhen guvernator. Këtë nuk e them për Lu-në por në përgjithësi”, tha Berisha. Po ashtu, kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së ambasadorit Lu, që kritikoi qëndrimin e PD-së për ligjin e vetingut duke e ankimuar atë në Kushtetutese. Basha tha se nuk do të lejojë që asnjë ambasador t’u tregoj detyrën e tij si kryetar i PD. ma.me