Pas vendimit për verifikimin e titujve të pronësisë së tokave bujqësore qeveria ka bërë disa ndryshime edhe në përbërjen, mënyrat e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore që do merren me këtë proces.
Në fletoren zyrtare janë botuar detajet e këtyre ndryshimeve. Aty përcaktohet edhe mënyra e detajyar se si do të kryhet verifikimi i titujve të pronësisë së tokave bujqësore. Qëllimi kryesor i qeverisë është që të evidentohen ato prona që janë zaptuar me pa të drejtë dhe kështu të dalin tokat që mund të jenë të lira.
Në këtë mënyrë krijohet mundësia për të rritur sa më shumë të jetë e mundur fondin e tokave bujqësore të lira, që do të përdoreshin nga Agjencia e Trajtimit të Pronës për kthim fizik ish-pronarëve. Këto toka të lira mund të rezultonin nga procesi në fjalë, në rast se vërtetohej se personat që rezultojnë pronarë në toka, të cilat para vitit 1991 i përkisnin ish-kooperativave apo fermave bujqësore shtetërore, i kanë përfituar ato në shkelje të ligjeve në fuqi. Deri më 31 dhjetor 2017 kryhet gjithë procesi.
Rikonfirmimi
Komisioni vendor vlerëson aktet e marrjes së tokës në pronësi, të plotësuara nga kryetarët e bashkive, për bazueshmërinë ligjore të tyre dhe merr vendim për rikonfirmimin e tyre, në rastet kur vërtetohet se familja bujqësore ose individi, në emër të të cilit lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, është subjekt i përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, sipas ligjeve të sipërpërmendur; verifikohet se sipërfaqja, për të cilën është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi, është objekt i trajtimit sipas ligjeve të sipërpërmendur dhe madhësia e saj është në përputhje me përcaktimet ligjore, si dhe janë krijuar në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në ligjet e sipërpërmendur.
Tokat e lira
Ndërkohë, Komisioni ka për detyrë të dërgojë për regjistrim në Hipotekë vendimin gjyqësor përfundimtar për sipërfaqet e tokës të liruara nga fitimi, mbajtja dhe përdorimi i paligjshëm i tyre, që kalojnë në pronësi të shtetit, pas procedurave të kryera për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Për këto sipërfaqe toke Komisioni harton pranë Këshillit të Qarkut, procesverbalin përkatës, në përmbajtje të të cilit pasqyrohen vendndodhja (fshati dhe bashkia, zona kadastrale), numri dhe lloji kadastral i ngastrës, si dhe sipërfaqja e saj, i shoqëruar me planvendosjen e ngastrës/ave.
Komisioni vendor, një kopje të vendimit gjyqësor përfundimtar, të planvendosjes së ngastrës/ave dhe procesverbalit, për ngastrat që ndodhen në territorin e ish-ndërmarrjeve bujqësore, e paraqet në Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Këto sipërfaqe të tokës do të përdoren për fondin e kompensimit fizik. Kurse për tokat e lira që ndodhen në territorin e ish-kooperativave bujqësore, regjistri i tyre paraqitet në bashkinë, në territorin e së cilës ndodhet toka, për t’u administruar sipas ligjit “Për tokat bujqësore të pandara”.
Tabela
Si kryhet verifikimi
Komisioni vendor vlerëson aktet e marrjes së tokës në pronësi, të plotësuara nga kryetarët e bashkive, për bazueshmërinë ligjore të tyre dhe merr vendim për rikonfirmimin e tyre, në rastet kur:
- a) vërtetohet se familja bujqësore ose individi, në emër të të cilit lëshohet akti i marrjes së tokës
në pronësi, është subjekt i përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, sipas ligjeve të sipërpërmendur;
- b) verifikohet se sipërfaqja, për të cilën është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi, është objekt i trajtimit sipas ligjeve të sipërpërmendur dhe madhësia e saj është në përputhje me përcaktimet ligjore;
- c) janë krijuar në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në ligjet e sipërpërmendur.”
Shqiptarja/d.i.