Analisti Dushan Janjiç ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë ka hapësirë të kufizuar veprimi lidhur me kombinatin Trepça, transmeton Koha.net.
Janjiç për agjencinë Beta ka thënë se “sado që është vështirë”, dialogu në Bruksel është korniza e vetme në të cilën mund të bëhet ndonjë gjë, duke shtuar se Beogradi në të ardhmen do të detyrohet të bisedojë më shumë me Prishtinën dhe raportin për përparimin rreth kapitullit 35 (që ka të bëjë me Kosovën), t’ia dorëzojë Hohannes Hahnit. (b.an)