Gjatë takimit me fermerë në Manzë të Durrësit, një i moshuar replikoi me kryeministrin Rama, ku nuk munguan as batutat.
I moshuari tha se bujqësia ka 5-6 hallka, ku përveç vaditjes janë edhe farat. Kryeministri e pyeti të moshuarin se sa fëmijë kishte.
Bashkëbisedimi:
Rama: Sa fëmijë keni?
I moshuari: Dy fëmijë kam.
Rama: I bërë përnjëherësh apo me planifikim? Apo se mban mend?
I moshuari: Me radhë. Mos të hyjmë andej. I kam bërë me planifikim.
Rama: Uji ishte e para. Uji po bëhet. Jam shumë dakord me ty. Tek farat dhe tek kimikatet ne jemi të vetëdijshëm se akoma nuk kemi dhënë zgjidhjen e duhur, sepse shumë njerëz shesin një far dhe pastaj kur e shef në prodhim del diçka tjetër. Edhe kësaj do t’i japim një zgjidhje. Tjetër çfarë ke?
I moshuari: Kur të bëhen zgjedhjet ne duhet të kemi deputetë..
Rama: Këtu nuk jemi për deputetë…
I moshuari: Rri mbaj vendin mos ma ndërprit muhabetin (i drejtohet një tjetër personi në sallë).
/Ora News/