Emisoni “Stop” këtë herë ka shëtitur nëpër lokalet e Tiranës në të cilat mendohet se shpërndahet drogë.
Gazetarja e emisionit ka shkuar në një lokal të Tiranës dhe qëllimisht ka kërkuar të blejë drogë.
Kamerieri i ka thënë se aty shiten të gjitha llojet e drogave. Madje ai thotë se është nip me kreun e Qarkut të Beratit, të emëruar nga Rama dhe se të gjithë këta përdorin drogë.
Kamerieri jep leksione mbi drogat dhe më pas vjen edhe shpërndarësi ku vajza blen një qese hashash.