Qarku i Korçës njihet si një nga vendet më të “favorizuara” nga Lotaria Amerikane.
Me nisjen e aplikimeve, në qytetin e Pogradecit me dhjetëra njerëz presin në radhë për të kryer procedurën në qendra internet.
Në një kronikë të televizionit lokal “Sot 7”, shihen qytetarë të shumtë duke pritur për të plotësuar formularin për “ëndrrën amerikane”./express/a.k