Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta u ka dhënë një premtim të madh tifozëve të skuadrës nëse zgjidhet në krye të klubit.
Ai ka premtuar se do të transferojë Paul Pogban nga Juventusi nëse zgjidhet President i Barcelonës.
“Pogba do të jetë një nënshkrim i madh. Ai me të vërtetë është një lojtar shumë i fortë. Ai është ende i ri dhe ka dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës. Unë kam një marrëdhënie të mirë me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola. Nëse ne vendosim që të nënshkruajmë me Pogban, ai patjetër do të jetë një ndërmjetës i madh.”, ka thënë Laporta për Catalunya Radio
Laporta, në këtë garë, ka konkurrencën e presidentit aktual, Josep Bartomeu si dhe Jordi Majo dhe Agusto Benedito.