Nëse tentoni të “çlironi” nervat përmes ushtrimeve të vrullshme, mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.
Ekspertët thonë se një stërvitje e tillë trefishon rrezikun ndaj atakut në zemër, brenda orës.
Sipas tyre, studimi – më i madhi i llojit të tij – siguron prova të një “lidhjeje thelbësore” mes mendjes dhe trupit.
Kërkimi i ri, i publikuar në gazetën Circulation të Shoqatës Amerikane të Zemrës sugjeroi një dyfishim të rrezikut të lidhur mes zemërimit ose mërzitjes emocionale, ose tendosjes fizike, dhe siptomave të atakut të parë në zemër brenda një orë.
Lidhja ishte shumë më e fortë – më shumë se trefish rrezik ndaj atakut në zemër të pacientëve që ishin të nevrikosur dhe kishin tendosje fizike, shkruan “ora”.
“Të dyja rrisin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës duke pakësuar rrjedhjen e gjakut në vena për të furnizuar zemrën” tha Dr.Andrew Smyth nga Universiteti McMaster në Kanada.