Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me fermërë të Manzës, në Durrës, ku ka prezantuar përpara tyre Fondin e Garancive Bujqësore. Rama ftoi sërish femerët që të aplikojnë për kredi bujqësore. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndërprerë nga një banor, i cili merrte pjesë në takimin me fermerët. Kryeministri i tërhoqi vëmendjen që të mos e pengojë më, duke i kujtuar se ishte i dehur. Rama nuk ia dha fjalën, pavarësisht se e identifikoi si socialist.
“Duke e parë gjendjen tënde shumë të rënduar, më ler të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët. Nuk ta jap fjalën dhe mos e zgjat. Të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist, je shumë socialist, por kjo s’të jep drejtë. S’ke ardhur nga puna, ke ardhur nga rakia“, iu drejtua Rama.
ma.me