Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin, i cili do të gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Xhelili u arrestua pas publikimit të një videoskandali seksual, ku shfaqej ai që kërkonte favore seksuale ndaj një vajze, së cilës i premtonte një vend pune në administratën e Bashkisë.
Pamjet dhe biseda që dëgjohet në video është konfirmuar edhe nga vetë vajza, që i ishin kërkuar favore seksuale. Hetimet ndaj Xhelilit janë kryer nën masën e sigurisë arrest me burg, masë e cila ka mbetur e pandryshuar edhe pas disa kërkesave të të pandehurit dhe avokatit të tij për ndryshimin e saj raporton tch./a.k.