Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të lajmit për kapjen e një tjetër gomoneje në brigjet e Leçes, e cila transportonte 734 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria. Noka ngre pikëpyetje se pse sipas tij droga kapet gjithmonë në Itali, dhe jo në Shqipëri,
Deklarata e Nokës në facebook:
Serish 700 kilograme droge nga Shqiperia ne Itali. Po nga del valle kjo droge, se Rama e Tahiri thone nuk ka me kanabis ne vendin tone. Droga çau detin por pasi u kap ne Itali na del aksion i perbashket. Po nese eshte aksion i perbashket, pse nuk ndalohet asnjehere droga ne Shqiperi, po gjithnje ne Itali. E vetmja merite e Rames e Tahirit eshte qe kur droga kapet ne brigjet fqinje, keta te dy bejne nje deklarate per mediat./a.m.