Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, thotë se bota ka arritur në një “pikë të rrezikshme”, me rritjen e tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit – të përkeqësuara për shkak të konfliktit në Ukrainë – janë tensionuar edhe më prejse SHBA, më 3 tetor, ka braktisur përpjekjet me Rusinë për të negociuar armëpushimin në Siri dhe ka akuzuar formalisht Rusinë për ndërhyrje kibernetike në zgjedhjet presidenciale.
Kremlini, ndërkohë, ka pezulluar disa marrëveshje për bashkëpunim me SHBA-në në energjinë bërthamore.
“Mendoj se bota ka rritur në një pikë të rrezikshme”, tha fituesi i çmimit Nobel për Paqen më 1990 për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.
“Nuk dua të jap ndonjë recetë konkrete, por dua të them se kjo duhet të ndalojë. Duhet të ripërtërijmë dialogun. Ndërprerja e tij ka qenë gabimi më i madh”, thotë 85-vjeçari Gorbaçov.
d.i.