Policia e Krujës në kuadër të masave të marra për parandalimin e konsumimit të drogës nëpër shkolla ka proceduar penalisht një nxënës.
Gjatë një kontrolli rutinë të kryer në një prej shkollave të Krujës, policia ka gjetur një sasi cannabis-sativa në çantën e një nxënësi 15-vjeçar i cili u ndalua në flagrancë.
Nuk dihet nëse i mituri e përdorte për konsum vetjak apo shpërndante lëndë narkotike.
Shtetasi me inicialet K.K. 15 vjeç, banues në Krujë është personi i proceduara nga uniformat blu. /a.m.