Raportohet se Drake e Rihanna i kanë dhënë fund lidhjes, me reperin që thuhet se tashmë ka nisur një lidhje të re.
E! Online raporton se këngëtari kanadez dhe këngëtarja nga Barbadosi nuk duan të jenë më në lidhje, përkundër dashurisë që kanë për njëri-tjetrin, transmeton Koha.net.
Rihanna dhe Drake janë duke u takuar me njerëz të tjerë momentalisht. Nuk janë në lidhje ekskluzive më, ata ende e duan njëri-tjetrin, por rrugët e tyre janë ndarë tani”, ka thënë një burim i E! Online.
Kjo nuk është hera e parë që çifti janë ndarë dhe mund të mos jetë as e fundit, ka thënë ky burim.
Sipas raporteve thuhet se Drake është në lidhje tani me bukuroshen India Ëestbrooks, që më mirë njihet si India Love. (b.an)