Personat e armatosur në Lazarat kanë terrorizuar banorët. Një nga banoret e fshatit tregon për News24 se persona të armatosur kanë shembur rreth orës 04:00 të mëngjesit murin rrethues të nje banese.
“Muri u shemb rreth dy orë e gjysmë para se të qëllohej mbi policinë. Disa makina shembën murin rreth 300 metra. Fillimisht menduam se ishte policia por më pas kuptuam që ishin persona të armatosur.” tregon banorja.
Ajo kërkon nga shteti që tu sigurohet punësim dhe të largohen kriminelët nga fshati pasi i kanë terrorizuar.
“Kërkojmë nga shteti të na sigurojë punësim dhe të largohen kriminelët. Po na krijojnë terror.”u shpreh banorja.