Për rolin e Ramiz Alisë në ditët e ndërrimit të regjimeve ambasadori Hill thotë se ai nuk ishte në lartësinë e duhur të sfidës së misionit historik dhe një politikan i mirë e kupton se ku po e çon historia. Hill flet dhe për mbështetjen e dhënë ndaj lidërve të caktuar në vitet e para të demokracisë
Ilva Tare: Më lejoni t’i rikthehem takimeve që patët me politikanë në 1991 kur erdhët këtu dhe përshtypjen tuaj për Ramiz Alinë dhe rolin e tij në ditët e fundit të komunizmit…
Christopher Hill: Nuk jam i sigurtë nëse Ramiz Alia e kuptonte forcën historike rreth tij. Mendoj se pjesa e historisë në atë kohë tejkalonte aftësinë e tij për ta ndjekur. Mendoj se kishte një vështirësi të madhe ta kuptonte se çfarë po ndodhte. Puna ime ishte ta bëja të kuptonte atë që ne kuptuam nga ajo që ndodhte. Nuk jam i sigurtë nëse Ramiz Alia ishte në lartësinë e duhur të sfidës për misionin historik të ndryshimit të Shqipërisë nga një nga vendet komuniste të botës,
Alia ishte natyrisht me Enver Hoxhën, që nuk është një gjë e mirë për ta patur në jetëshkrim. Problemi i vërtetë me të ishte se ai thjeshtë nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte rreth tij dhe mendoj se politikanët e mirë janë ata që kuptojnë se ku po na çon historia.
Problemi ishte se njerëz si Ramiz Alia nuk e kuptonin ritmin e zhvillimeve historike dhe në një farë mënyre, ata i zuri nën vete ritmi i zhvillimeve historike.
Ilva Tare: A e keni mbështetur liderë specifikë? Përshembull Berishën?
Christopher Hill: Jo, nuk kemi mbështetur liderë specifikë, ne kemi mbështetur politika specifike. Kemi mbështetur njerëz që ishin pro zgjedhjeve të lira, kemi mbështetur njerëz që kanë qenë në favor të institucioneve.
ma.me