Foto të reja kanë zbuluar zgjerimin e shkatërrimit të uraganit Matthew në SHBA pas stuhisë që goditi bregun juglindor për gati 4 ditë.
Fotot e shkrepura nga lart tregojnë plazhe të mbushura me mbeturina dhe rrugë të përmbytura në Florida, Georgia dhe në Karolinë, ku stuhia vrau një total prej 18 personash pas 900 vetëve të vdekur në Haiti.
Uragani i fuqishëm pasi erdhi nga deti u përqëndrua rreth 150 milje në lindje të Karolinës së Veriut, shkruan oranews.
Presidenti amerikan Barack Obama shpalli gjendjet e emergjencës në të gjitha këto zona dhe i bëri thirrje njerëzve të bëjnë kujdes.