Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka filluar raportimin para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV. Asaj gjatë mbledhjes i janë shtuar shumë pyetje.
Anëtarja e Komisionit, deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku i ka thënë Tahiri: Iu kemi thirr që të sqaroni statutin dhe kufijtë administrativ të AKS-së. Cila pikë garanton që s’ka rol ekzekutiv?
Duke u përgjigjur në këtë pyetje, Edita Tahiri tha se Marrëveshja për AKS-në, është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Nuk mund të marrë vendime dhe as në emër të komunave. Krijimi i Asociacionit i përcaktuar me pakon e Ahtisaarit. Nuk mund të bëhet pronare e pasurisë së Kosovës. Nuk ka rol në menaxhim të pasurive dhe resurseve natyrore.
Deputeti i Nismës Zafir Berisha n Komision se bisedimet me Serbinë se ishin gabim trashanik. Kulmi i bisedimeve është marrëveshja prill 2013. E pjesë e saj është asociacioni. Serbia ka përfituar më shumë se Kosova nga bisedimet.
E keqja e gjithë kësaj është se Serbia është bërë palë për të biseduar për çështje të brendshme. Se ura e Ibrit është në Mitrovicë dhe jo në Beograd e prandaj nuk është dashur të bisedoni me ta për këtë.
Në shenjë proteste ju është dashur të ndërprisni çdo kontakt me Serbinë pas arrestimit të Nehat Thaçit, thënë Berisha.
Ndërsa deputeti i LDK-së Sadri Ferati e ka pyetur ministren Tahiri: Asociacioni nuk e dimë a është OJQ apo Serbi brenda Kosovës. Por ne nuk dimë derisa ende nuk kemi statutin. A është biseduar për kufijtë e komunave të Mitrovicës, Jug dhe Veri?
Tahir në këtë pyetje është përgjigjur: Asnjëherë në Bruksel nuk është biseduar për këtë. Kjo është kompetencë e MAPL-së. (b.an)