Policia Rrugore ka ndëshkuar, gjatë fundjavës së shkuar, 492 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë vendosur për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative gjithsej.
Janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 5 të papajisur me leje drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 62 Leje Drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 63 gjoba për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 123 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 690 gjoba për shpejtësi.