Gianni De Biasi, përzgjedhësi i Shqipërisë, ka deklaruar se ekipi i tij nuk kishte mundësi tjera përpos që të mbrohej nga Spanja.
Kuqezinjtë e pësuan 2 me 0 nga Spanja duke rënë nga pozita e parë në të tretën në Grupin G kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”.
“Nuk bëmë pjesë të parë të dobët. Në një rast që ne gabuam ata arritën të shënonin. Ata janë ekip që nëse gabon nuk të fal.
Është skuadër që të imponon këtë lojë dhe s’kishim mundësi tjera”, ka deklaruar De Biasi pas takimit,citohet Koha. (b.an)