Rihanna dhe Chris Brown ishin në lidhje prej disa vitesh deri sa ky i fundit vendosi ta rrahë të dashurën gjë që krijoi njërën prej skandaleve më të mëdha në botën e showbizit botëror.
Dhe që nga viti 2009 Rihanna ka folur shumë pak rreth kësaj ngjarjeje edhe pse dëshira e fansave ishte shumë e madhe të dinin më shumë, transmeton ORAinfo.
Por këngëtarja nga Barbados së fundmi ka vendosur të adresojë pak fjalë në drejtim të këtij rasti.
Fotografia e fundit në IG-në e Riri shkruan: “Asnjë nga ish-të dashurit e mi nuk janë të martuar ose në lidhje të lumtura kështu që mundem lirisht të them se nuk isha unë problemi (i ndarjes)”.