Ngjarja e rëndë ditën e djeshme në Lazarat, solli vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha si dhe plagosjen e dy të tjerëve Jetmir Isaj dhe Perlat Hamiti.
Këta të dy u transportuan me helikopter në Tiranë ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ata kanë dhënë edhe dëshmitë e para ku kanë bërë të ditur se janë gjendur përballë një sulmi të papritur.
Hamitaj ka marrë një plagë në kokë, nga pjesa e përparme, por nuk rrezikon jetën. Ndërsa Isaj është goditur në shpatull, por edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Jetmir Isaj, 37 vjeç është nga Shkodra dhe ka qenë pjesë e repartit të forcave special Brisku, që tani është pjesë e Policisë së Shtetit.
Isaj në 2011, ishte truproja personal i Arben Ristanit, në atë kohë ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka qenë boksier profesionist, madje është shpallur edhe kampion për moshta e reja.
Isaj është babai i një djali dhe një vajze.
Edhe Perlat Hamitaj është i apasionuar pas boksit, madje është sportist dhe atlet. Prej vitesh ai tashmë është pjesë e RENEA-s.