Një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në sherr me sende të forta në qytetin e Elbasanit. Të dy personat e përfshirë në konflikt janë vënë në pranga nga policia e qytetit. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Islam Ceni, 64 vjeç, banues në Elbasan, Fiqiret Dervishi, 53 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të kenë goditur njëri- tjetrin me sende të forta.
Shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë referuar materialet për shtetasin A. C, 39 vjeç, pasi dyshohet të ketë goditur shtetasin Fiqeret Dervishi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.