Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion antidroge ditën e sotme në Memaliaj. Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative së dalje të qytetit Memaliaj një automjet që po lëviste në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit të cilët kanë konstatuar automjetin me targa AA 976 BO, i cili lëvizte nga një rrugë dytësore në drejtim të rrugës kryesore.
Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar po është larguar me shpejtësi të madhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjetit, por drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga terreni i vështirë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plasmasi me lëndë të dyshuara Cannabis Sattiva ku brenda tyre kishte rreth 50 kg lëndë të dyshuar narkotike.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit shtetasin S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.