Policia Rrugore ka vënë në pranga një person pasi ka tentuar t’i japë policit ryfshfet për të shmangur shkeljen që ka kryer në aksin rrugor Tepelenë-Levan.
Marsel Demo, 28 vjeç, banues në Berat po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë aks rrugor. Ai është ndalur nga policia dhe i ka ofruar 1000 lekë efektivit, po ky i fundit e ka vënë në pranga 28-vjeçarin.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.