Edhe pse ligji për importin e mbetjeve të riciklueshme nuk ka hyrë në fuqi pasi nuk është firmosur nga Presidenti i Republikës e për pasojë nuk është botuar në fletoren zyrtare, burime nga Siguria Portuale e Durrësit bëjnë me dije se ky port është i gatshëm të presë mbetjet e riciklueshme e ti kontrollojë imtësisht ato nga lendet e rrezikshme.
Porti i Durrësit është stacioni kryesor ku do të vijnë 70 përqind e mbetjeve te riciklueshme. Edhe pse është vendosur që të jenë 3 pikat e pritjes së këtyre mbetjeve, porti i Durrësit është pika kryesore pasi plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga BE për trajtimin portual të këtyre lloj mbetjesh bëjnë me dije në Reparti e Sigurisë Portuale.
Në këtë port ushtron funksionin e tij skaneri i madh i cili kontrollon kamionët e tonazhit të lartë si dhe automjetet e tjera me bagazhe mallrash.
Ai është projektuar që të zbulojë jo vetëm mallrat që mund të hyjnë kontrabandë por edhe drogën dhe mbetjet e rrezikshme.
Ndërsa për mbetjet e riciklueshme që mund të vijnë me anije rifuxho në hambarët e tyre janë në funksion dedektorët e lëvizshëm të cilët janë në gjendje të kontrollojnë mallrat nëpër hambarë por edhe jashtë tyre.
Një eksperiencë e mjaftueshme është grumbulluar nga strukturat teknike nga kontrolli i mbetjeve metalike ose skrapit që vjen nga importi e që ka vite që është prezent në kalatat e portit detar të Durrësit.
Gjithashtu mësohet se porti i Durrësit ka edhe kapacitet e nevojshme për magazinimin provizor të mbetjeve të riciklueshme në terminalet e tij raporton Shqiptarja.com.
Nga ana tjetër Siguria Portuale shton se veçse kontrollit shkencor me aparaturat e instaluara dhe të lëvizeshme ushtrojnë funksionet e tyre edhe Policia Kufitare, Dogana dhe vete Reparti i Sigurisë Portuale që e kanë si detyre thelbësore luftën kundër kontrabandës, drogës dhe lëndëve të rrezikshme që mund të hyjnë e të dalin nga porti detar.
Kryeministri Edi Rama në një diskutim të tijin për këtë problem deklaroi se mbetjet e riciklueshme do të hyjnë nga porti i Durrësit pasi ai ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për pritjen dhe kontrollin e ketyre mbetjeve. /a.m.