1803 – Vdiq shkrimtari italian Vittorio Alfieri, i pari autor i vërtetë tragjik në letërsinë italiane, puna e të cilit ka frymëzuar breza artistësh që janë zhvilluar nga Rilindja Italiane Kombëtare (“Saul”, “Paqe”, “Filip”, “Agamemnon” “Brut”).
1970 – Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari rus Aleksander Solzhenicin Isajeviç.
1992 – Vdiq Willy Brandt, kancelar i Gjermanisë Perëndimore nga 1969 deri në 1974, kur ai dha dorëheqjen për shkak se ai zbuloi se aleati i tij i ngushtë ishte spiun i Gjermanisë Lindore. Ai udhëhoqi një politikë të pajtimit dhe kontribuoi në stabilizimin politik në Evropë, dhe në historinë e popujve të Evropës dhe do të mbahet mend si një burrë shteti i cili në vitin 1970 ka shprehur nderim për viktimat e nazizmit në Varshavë. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971. (b.an)