Sipas basteve sportive Ukraina llogaritet si favorit absolute përballë Kosovës.
Ukraina e pret Kosovën të dielën nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.
Ndeshja luhet në terren neutral, përkatësisht në Krakoë të Polonisë, pasi Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Kuota për fitoren e Ukrainës është 1.22 në bastoret e këtij vendi, ndërsa për fitoren e Kosovës është 11.50. Për barazim kuota është 6.00, citohet Express. (b.an)