Ndërsa jep një panoramë të zhvillimit të ceremonisë së dasmës së çiftit mbretëror në Tiranë, (në atë kohë sapo ishte kryer Anschluss-i, apo Bashkimi i Austrisë me Rajhun Gjerman) , gazeta vjeneze “Illustrierte Kronen-Zeitung” e datës 28 prill 1938, nuk ka lënë pa i dhënë një vend të veccantë edhe lajmit për dhuratën që diktatori gjerman, Adolf Hitler i kishte bërë sovranit shqiptar me këtë rast.