Tashmë është zyrtare: Uashingtoni akuzon Moskën se po përpiqet, përmes aktivteteve të spiunazhit kibernetik, që të influencojë fushatën aktuale elektorale në SHBA. Administrata Obama e ka bërë zyrtare sot akuzën e saj, permes zyrës së drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, institucioni kryesor i shërbimeve amerikane.
Sipas akuzës në fjalë, qeveria ruse shihet si autorja e ngacmimeve kompjuterike të hakerave të ndryshëm, kundër organizatave kryesore politike që janë përfshirë në fushaten zgjedhore amerikane. Sulmet kanë pasur objektiv sidomos partinë demokratike të Obamës e Klintonit, me qëllimin “për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit”, siç thuhet në noten zyrtare të Agjencisë amerikane të Inteligjencës.