Teherani vazhdon ta akuzojë Tiranën për shkelje të rënda dhe paralajmëron akte terroriste në Tiranë.
Radio Irani thekson se Shqipëria po importon terroristë bashkë me mbetjet urbane.
“Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?
Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?
Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?
Çfarë është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?
Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfëra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?
Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!
Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.
Me fjalë të tjera, pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”, thekson në shkrimin redaksional Radio Irani./tema/a.k